Suharekë, certifikohen 9 ekipe për vlerësimin e performancës së shkollës

SuharekëPostuar: 10:14 / 11.12.2017

Në komunën e Suharekës janë certifikuar nëntë ekipe të shkollave për pjesëmarrje në trajnimin për vlerësimin e brenshëm të performancës së shkollës

Instituti Pedagogjik i Kosovës, me autorizim të MASHT-it, është duke implementuar programin për trajnimin e ekipeve/përfaqësuesve të shkollave për Vetëvlerësim të Performancës së Shkollës, në kuadër të përpjekjeve për Sigurimin e cilësisë së Performancës së Shkollës në Kosovë.

Në komunën e Suharekës, vitin e kaluar, këtë trajnim e kanë përfunduar nëntë shkolla, transmeton InfoKomuna.

Përfaqësuesit e këtyre shkollave u certifikuan këtë fund javë, ku perfaqesuesi i Institutit, Selim Mehmeti me rastin e shperndarjes se certifikatave mes tjerash foli për rëndësinë që zbatimi i përvojava të marra nga trajnimi për vlerësimin e performancës së shkollës, i cili lidhet ngusht me Kurikulën e re dhe ndihmon ngritjen dhe sigurimin e cilësisë që është edhe synim i MASHT-it.

Këtë vit DKA në bashkëpunim me Institutin Pedagogjik të Kosovës ka organizuar trajnimin e Ekipeve / Përfaqësuesve edhe të dhjetë (10) shkollave, i cili është në realizim e sipër.

Trajnimi është i një rëndësie të veçantë, sepse është një parapërgatitje për një qasje të re të ngritjes së cilësisë në shkolla, sidomos tashmë kur të gjitha shkollat në Kosovë janë duke e zbatuar Kurrikulën e re.

Gjithashtu përkujtojmë se Vlerësimi Përformancës së Shkollës nga vetë shkolla është edhe obligim ligjor bazuar në UA nr. 4/2017. /InfoKomuna/