Suharekë, mbahen ligjerata për vetëdijësimin kundër etheve hemorragjike

SuharekëPostuar: 13:25 / 07.05.2018

Në takimin e rregullt javor të Këshillit të drejtorëve të drejtorive komunale, në mes tjerash u tha se sot kanë filluar të mbahen ligjërata nëpër shkolla për vetëdijesimin e banorëve për ruajtje nga ethet hemorragjike.

Ky aktivitet po mbahet nëpër fshatrat e Komunës së Suharekës,vendet që llogariten të jenë zona endemike apo të rrezikuara.

Pas ligjëratave do të bëhet edhe spërkatja e hapësirave në këto zona. Në takim kanë raportuar edhe drejtorët për punët që kanë kryer gjatë javës. Nga Drejtoria e Arsimit u tha se ka filluar procedura për ndërtimin e shkollës në Tërrnje, si dhe u bë e ditur për përgatitjet për testin e arritshmërisë të klasave të IX-ta.

Kurse drejtoria e Shërbimeve Publike ka njoftuar për projektet që po realizohen si ato që kanë të bëjnë me kanalizime në fshatrat Vraniq, Studençan, Peqan, Luzhnicë etj, ku janë rregulluar deri tash 1.5 kilometra dhe nesër fillojnë punimet edhe në fshatrat Greikoc, Tërrnje etj. Edhe drejtoritë tjera kanë raportuar për punët që kanë kryer. /InfoKomuna/