Takim urgjent i zyrtarëve komunalë të Suharekës, shkak reshjet

SuharekëPostuar: 16:45 / 17.08.2018

Është mbajtur takim urgjent në orët e paditës nga kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, i cili ka takuar zyrtarët e drejtorive të Shërbimeve Publike dhe të Urbanizmit, të cilët i ka urdhëruar që t’i kryejnë detyrat e tyre sipas agjendës së situatë emergjente që ndodhet Komuna e Suharekës.

Ai ka urdhëruar që edhe të shtunën dhe të dielën të punohet dhe të gjitha ekipet të dalin në terren për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Si rezultat i gjendjes së tanishme urgjente të shtunën dhe të dielën do të punojnë:

- Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë
- Drejtoria e Urbanizmit
- Drejtoria e Bujqësisë
- Drejtoria e Shëndetësisë
Kjo vjen si rezultat i punës së vazhdueshme në teren për t'iu shërbyer qytetarëve. /InfoKomuna/