Zgjedhjet lokale u vlerësuan të qeta në Komunën e Suharekës

SuharekëPostuar: 10:40 / 26.10.2017

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë në Suharekë është diskutuar edhe për fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve në këtë Komunë.

Aty u tha se zgjedhjet ishin të qeta dhe pa ndonjë rast që do të prishte imazhin që ka Komuna e Suharekës, shkruan InfoKomuna.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, më pas ka folur për rastet që kanë ndodhur në Komunë gjatë javës që e lamë pas.

Ai ka shtuar se kanë ndodhur 6 aksidente në trafik, 2 vjedhje, 2 sulme fizike, 1 lëndim trupor, 1 kanosje, 3 raste të dëmtimit në pronë, 1 pengim i përsonit zyrtar, 1 përson (femer) e humbur e cila pas 24 orësh është gjetur, 1 dëmtim i pyllit dhe një vrasje në tentativ.

Kurse për aktivitetet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në Komunë ka folur Rexhep Kuçi, nënkryetar i Komunës dhe kryesues i takimit. /InfoKomuna/