Zgjidhet problemi i vazhdimit të punimeve në rr. "Sali Tahiri" në Suharekë

SuharekëPostuar: 13:17 / 15.12.2017

Kryetari i Komunë së Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka dalë në terren dhe ka vizituar disa nga Projektet që janë në realizim e sipër dhe ato që kanë probleme në realizim.

Një projekt i tillë ishte edhe rruga" Sali Tahiri " në fshatin Krushicë të Poshtme, të cilin problem e ka zgjidhur kryetari i Komunës në bisedë me banorët e fshatit, me mbikqyrësat dhe punkryesin, përcjell InfoKomuna.

Menjëherë pas këtij takimi do të fillojnë punimet në ndërtimin e kësaj rruge e cila do të shërbejë në të mirë të banorëve të Krushicës së Poshtme.

Kryetari Muharremaj do të vizitojë edhe projektet tjera gjë ditës sot dhe në ditët në vijim. /InfoKomuna/