Zjarrëfikësit në Suharekë paisjen me një makinë të re

SuharekëPostuar: 10:57 / 07.11.2017

Një makinë të re dhe moderne e cila është e përshtatshme për kushte tereni sot iu dhurua nga Komuna e Suharekës, Njësisë së zjarrëfikësave në këtë Komunë.

Kryetari i Komunës z.Sali Asllanaj, solemnisht ia ka dorzuar çelsat e makinës udhëheqësit të këtij Njësiti z.Vehbi Krasniqit dhe i ka uruar që kjo makinë të shërbejë në efikasitet më të madh në kryerjën e punëve të zjarrëfikësave.

Krasniqi, duke falenderuar Komunën dhe kryetarin Asllanaj është shprehur se sot të gjithë pjestarët e këtij Njësitit kanë festë, sepse një makinë e këtij lloji i ka munguar Njësisë së zjarrëfikësve në Suharekë. Ai ka fol edhe për bashkëpunimin e mirë që kanë zjarrëfiksat me Komunën dhe kryetarin Asllanaj si dhe ka falenderuar për ndihmën dhe gadishmërinë që po tregon Komuna për ti ndihmuar gjithmonë zjarrëfiksat.

/InfoKomuna/