Të reshurat e shiut përmbysin edhe disa rrugë të Pejës

PejëPostuar: 12:29 / 21.05.2020

Të reshurat e shiut me breshër të cilat filluan dy ditë më parë kanë shkaktuar përmbytje dhe dëme edhe në Pejë.

Përmbytje janë shkaktuar edhe në lagjen “Fidanishte” në Pejë si dhe në fshatin Piranë, të Prizrenit, ku shihen rrugët me mbuluar nga shiu i rrëmbyeshëm.

Ndërkaq, Telegrafi ka raportuar edhe për disa përmbytje dhe dëme të shkaktuara në kulturën bujqësore, në fshatin Krushë e Vogël.