Të shtunën, aksion për pstrimin rreth liqenit "Batllava" në Orllan

PodujevëPostuar: 14:40 / 26.04.2018

Me moton “Ta Pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin, shtëpinë tonë të përbashkët” do të bëhet pastrimi i hapësirave rreth liqenit "Batllava" në Orllan.

OJQ-ja “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan”, së bashku me banorët e Orllanit të shtunën organizojnë aksionin për pastrimin rreth liqenit “Batllava” në Orllan.

"Aksion për pastrimin rreth liqenit 'Batllava' në Orllan, e Shtune28.04.2018 ora 11:00 vend takimi parkingu te pishat lagjja Lugu iTrëndafilave Orllan", thuhet në njoftimin për organizimin e këtij aksioni.

"Orllani shtrihet pran  Liqenit "Batllava" nga i cili furnizohet gjysma e Kosovës me ujë për pije, andaj kjo i shton rëndësi të veçantë pastrimit rreth Liqenit dhe Orllanit i cili është  atraksion turistik që s'po mirëmbahet". /InfoKomuna/