Televizioni shtetëror zviceran me reportazh për punën në komunën e Vitisë

VitiPostuar: 15:07 / 30.05.2018

Një ekip i Radio Televizionit zviceran RTS, ka realizuar sot një reportazh për komunën e Vitisë, respektivisht për punën dhe zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, duke veçuar projektet që janë realizuar nga kryetari i komunës Sokol Haliti.

Pjesë e këtij reportazhi është edhe shpallja e ish presidentes zvicerane Michel Calmy Ray si Qytetare Nderi e Vitisë, që u bë vitin e kaluar.

Gjithashtu, u vizitua sheshi me emrin e ish presidentes së Zvicres, si dhe lokalitete të tjera të komunës së Vitisë, që njihet si komuna me më së shumti bashkatdhetar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër. /InfoKomuna/