Tetë persona arrestohen për një grabitje në Gjilan

GjilanPostuar: 10:34 / 12.01.2018

Policia e Kosovës raporton se me urdhër të Gjykatës Themelore Gjilan, janë bastisur disa lokacione dhe janë arrestuar tetë të dyshuar për një grabitje që kishte ndodhur më 3 janar në rrugën “Ferizaj” në Gjilan.

Si prova materiale janë sekuestruar tri pistoleta, dy karikator të AK-47, tetë fishekë të kalibrit 7.65 mm, një gëzhojë, tri thika, një shufër metalike dhe një xhemper.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri është dërguar në vuajtje të dënimit për një urdhëresë paraprake nga gjykata.