TIKA renovon Parkun e Qytetit në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 13:31 / 12.09.2017

Njëri nga katër parqet e qytetit do të renovohet nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në takimet e realizuar gjatë këtij viti në mes të Komunës së Prishtinës dhe TIKA-s janë shqyrtuar kërkesat primare në përmirësimin e infrastrukturës sociale, shëndetësi, arsim dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të cilat mund të realizohen bashkarisht.

Në kuadër të kërkesave, duke i theksuar hapësirat e gjelbërta në Prishtinë ju është dhënë përparsi punëve të cilat mund të realizohen nëpër parqe të qytetit dhe kanë filluar punimet në parkun e qytetit të Prishtinës me qëllim të përmirësimit të kushteve për fëmijë, transmeton Klan Kosova.

Në këndin e lodrave do të ekzistojnë edhe hapësira për fëmijë me aftësi të kufizuar derisa ky park që do t’i mundësojë fëmijëve me aftësi të kufizuar të kalojnë kohë edhe me fëmijët e tjerë do të jetë i pari i këtij lloji në Prishtinë.

Punimet e filluara nga TIKA planifikohen të përfundojnë brenda dy muajve dhe menjëherë pas përfundimit të punimeve të bëhet edhe hapja e saj.