Ujërat e zeza të Kamenicës dëmtojnë tokat bujqësore të Bujanocit

KamenicëPostuar: 10:08 / 22.02.2019

Komuna e Kamenicës dhe ajo e Ranillugut do të tentojnë që zgjidhjen e problemit të ujërave të zeza ta bëjnë bashkërisht.

Kreu i Kamenicës e ka parë si domosdoshmëri zgjidhjen e këtij problemi, duke bërë të ditur se tashmë kanë pranuar ankesë nga Komuna e Bujanocit, në territorin e së cilës derdhen një pjesë e ujërave të zeza, shkruan sot Koha Ditore.

Ai dhe homologu i Ranillugut janë pajtuar që të bashkëpunojnë me qëllim që të rehabilitohet sistemi i rrjetit të kanalizimit. Financimi i projektit për ndërtimin e impiantit dhe të kolektorëve në këto dy komuna vlerësohet se kap një kosto 15-16 milionë euro.

Mirëpo kjo shumë financiare që duhet të shpenzohet nuk mund të përballohet nga buxheti komunal i Kamenicës dhe as nga buxheti i Ranillugut. Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se do të angazhohen që për projektin të kërkojnë ndihmë nga donatorët e jashtëm.