Ura e re e lumit Bistricë hapet me 2 dhjetor

ZveçanPostuar: 10:49 / 29.11.2016

KFOR-i më 2 dhjetor do të organizojë ceremoninë e hapjes së urës së re të ndërtuar mbi lumin Bistricë, gjegjësisht në mes të komunës së Zveçanit dhe komunës së Leposaviqit, e cila ka për qëllim të mbështesë popullatën vendore dhe të përmirësojë mjedisin e qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Ngjarja e udhëhequr nga komandanti i KFOR-it dhe në praninë e mysafirëve do të mbahet më 2 dhjetor, në ora 13:00, në mes të Zveçanit dhe Leposaviqit, përkatësisht në urën e re të lumit Bistricë.