USAID-i nënshkruan projektin e ri për Qeverisje Efektive Lokale

Postuar: 13:14 / 20.02.2018

Ndihmës Administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi Brock Biermann do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të nënshkrimit për aktivitetin e ri të USAID-it Qeverisja Efektive Lokale.

Projekti i USAID-it Qeverisja Efektive Lokale do të forcojë kapacitetet dhe karakterin gjithpërfshirës të qeverisjes komunale në 14 komunat e shënjestruara. 

Aktiviteti do të adoptojë një qasje holistike ndaj përfshirjes së popullatave jo-shumicë në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës. 

Ai do të hyjë në partneritet me komunat dhe grupet e komuniteteve për të përmirësuar shërbimet komunale dhe rritur angazhimin e qytetarëve me zyrtarët e tyre të zgjedhur.

Aktiviteti i ri gjithashtu do të punojë me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për të siguruar një bashkëpunim dhe komunikim në mes të nivelit qëndror dhe qeverive komunale i cili do të jmbështesë edhe implementimin e dialogut të Brukselit.                  

Aktiviteti pesëvjeçar në vlerë prej 12 milion dollarë amerikan do të implementohet nga International City/County Management Association (ICMA).  /InfoKomuna/