Vazhdon bashkëpunimi i sukseshëm ndërmjet komunës se Duzce të Turqisë dhe Mamushës

MamushëPostuar: 11:05 / 07.09.2016

Kryetari i komunës së Mamushës Arif Bytyçi me bashkëpuntor, po qëndrojnë në komunën e Duzce – Sakarya të Turqisë, me të cilën Mamusha është binjakizuar, ku po bisedojnë me drejtuesit kryesor të komunës dhe Agjencionin për zhvillim dhe bashkëpunim TIKA.

Komuna e Duzce dhe TIKA, sivjet ka nda një donacion që në komunën e Mamushës t’ua ndërtojnë një sallë sporti me vlerë mbi 750 mijë lira turke.

Zyrtarët e komunës së Duzce u shprehën të kënaqur me bashkëpunimin e komunës së Mamushës, duke shpresuar se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë.

Nga ana e tij, Arif Bytyçi, kryetar i komunës së Mamushës u shpreh i kënaqur që projektet që po ndihmohen në komunën e Mamushës, siç tha ai ‘për t’ju dal zotë vlerave kulturore fetare’. Arif ka falenderuar Kryetarin e komunës së Duzce dhe TIKA-në që nuk kursyen mjetet për Vëllazerit nga Kosova./KosovaPost.net

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.