Vazhdon përkrahja me donacione në Shtime

ShtimePostuar: 16:42 / 02.04.2020

Gjatë ditës së sotme, Shoqata “Firdeus”, nëpërmjet programit “Shqiptarët për Shqiptarët” ka dhuruar 5 mijë kilogramë miell të cilat janë dorëzuar në lokalet e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) dhe Shoqatës”Bereqeti” në Shtime që do të jenë në shërbim të banorëve të Shtimes.

Po ashtu sot, Skender Hyseni, këshilltar i Kuvendit të Komunës së Shtimes ka dhuruar 500 kg miell.

Shtabi Emergjent Komunal falënderon të gjithë donatorët për solidarizimin e tyre. /InfoKomuna/