Vazhdon rregullimi i infrastrukturës në fshatin Bob të Kaçanikut

KaçanikPostuar: 10:06 / 24.07.2019

Në vazhdën e implementimit të projekteve të shumta infrastrukturore në Kaçanik, kanë përfunduar punimet në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Bob”- ku ka përfunduar faza e parë e punimit të shtratit të përroskës në lagjet Zeneli dhe Çaka.

Nga afër punimet u përcollën nga nënkryetari Ylber Bajra dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Ramadush Osmani, të cilët vlerësuan rëndësinë e realizimit të këtij projekti për banorët e kësaj ane.

Ky projekt është financuar nga Komuna e Kaçanikut, ndërsa ka kushtuar 18 mijë e 189 euro, me gjatësi 100 metra. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...