Vazhdon shpërndarja e shportave për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në Drenas

GllogocPostuar: 09:56 / 15.07.2019

Edhe gjatë fundjavës në Komunën e Drenasit, respektivisht në lagjen Çikatovë e Re ka vazhduar shpërndarja e shportave për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme në bashkëpunim me kompaninë “Pastrimi” dhe GAC.

Gjatë shpërndarjes banorët u informuan edhe njëherë mbi praktikimin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme me qëllim që të kemi një mjedis më të pastër duke zvogëluar sasinë e mbeturinave në deponi si dhe duke ndihmuar në krijimin e vendeve të reja të punës nëpërmjet riciklimit.  /InfoKomuna/