Vazhdon shpërndarja e shportave për riciklim në qytetin e Vushtrrisë

VushtrriPostuar: 15:56 / 28.02.2020

Me përkrahje të GIZ-it dhe Komunës së Vushtrrisë, Organizata Green Art Center si implementues i këtij projekti, ka shpërndarë 120 shporta 240 litërshe për ndarjen e mbeturinave në burim në rrugën “Bahri Kuqi” të qytetit të Vushtrrisë.

Komuna iu bënë thirrje qytetarëve përfitues të këtyre shportave, që me kujdes ta bëjnë ndarjen e mbeturinave në burim, konkretisht në ato shporta të hedhin mbeturinat e letrës, plastikës dhe aluminit.

Në vitin e kaluar në territorin e Komunës së Vushtrrisë janë ndarë gjithsejtë 1,200 shporta enkas për ndarjen e mbeturinave në burim, ndërsa në të gjitha fshatrat e Komunës së Vushtrrisë janë ndarë 8200 shporta 120 litërshe për mbeturinat e amvisërisë. /InfoKomuna/