Veriorët thonë se nuk do të hapet ura mbi lumin Ibër

Mitrovica Ver.Postuar: 09:42 / 31.01.2018

Lajmi se do të përurohet një urë e cila gjendet në territorin e Komunës së Mitrovicës Jugore, ka “alarmuar” kryetarin e Mitrovicës veriore, Goran Rakiq.

Ai ka rënë nën ndikimin e njoftimit të ditës e martë, i cili shoqërohej me foton e urës kryesore.

Rakiq ka marrë shkas nga kjo për të përsëritur se nuk ka hapje të urës kryesore në Mitrovicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ky është një lajm i rremë dhe dezinformatë në mënyrë që të prodhohet destabilizim në veri të Kosovës, si dhe të bëhet futja e trazirave në mesin e popullatës serbe”, ka thënë Rakiq për “Tanjug”.

Ura, për të cilën Rakiq mori shkas të deklarohet, gjendet mbi lumin Sitnica, nën lagjen “Bair” dhe është ndërtuar nga KFOR-i dhe FSK-ja. Por, ura kryesore e cila vazhdon të jetë simbol i ndarjes së qytetit të Mitrovicës vazhdon të jetë e mbyllur. Kjo, pikërisht për shkak të ndaljes së punimeve nga Rakiq. /InfoKomuna/

Komente: 0 Deficiti tregtar shënon rritje 13:42 / 24.05.2018 Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2018.
FerizajKomente: 0 Komuna e Ferizajt sqaron rreth ndërtimit të spitalit rajonal 09:00 / 24.05.2018 Komuna e Ferizajt ka sqaruar rreth ndërtimit të spitalit rajonal, duke thënë që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) ka kërkuar vetëm harmonizimin e vendimit të Kuvendit për parcelën ku do të ndërtohet Spitali i ri Rajonal.