Vihet gurëthemeli për sallë sportive për dy shkolla në Obiliq

ObilicPostuar: 14:56 / 02.05.2019

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se është vendosur gurëthemeli për dy shkolla të mesme në komunën e Obiliqt.

“Sot, kryetari Xhafer Gashi, së bashkë me ekzekutivin, kryesuesin e Kuvendit, shefat e grupeve të asamblistëve, komandantin e Policisë, drejtorin e Arsimit dhe drejtorët e shkollave vunë gurëthemelin e projektit të sallës sportive për shkollat e mesme ‘Ismail Dumoshi’ dhe gjimnazin ‘17 Shkurti’”, thuhet në komunikatë.

Gashi i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për këtë projekt shumë të nevojshëm dhe të rëndësishëm për ta.