Betohet kryetari i rizgjedhur i komunës së Vitisë, Sokol Haliti

VitiPostuar: 16:16 / 08.12.2017

Në seancën inauguruese të Kuvendit Komunal të së Vitisë, që është mbajtur sot , ne pranin e anëtarëve të rinj të Kuvendit dhe mysafir të tjerë të ftuar, ka dhënë betimin kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Mbledhjen e ka kryesuar anëtari më e vjetër e Kuvendit të Komunës, Ali Bajrami nga radhët e LDK-së. Gjithashtu gjatë kësaj seance u bë edhe betimi i 27 këshilltarëve të ri të kësaj legjislature që kanë dalë si rezultat nga zgjedhjet lokale të 22 tetorit të këtij viti, përcjell InfoKomuna.

Gjatë kësaj seance Naim Pira u rizgjodh me shumicë votash kryesues i Kuvendit Komunal. Kurse kryetari Haliti pasi që u betua ju është drejtuar të pranishmit me këtë fjalim:

• Të nderuar qytetarë të Komunës së Vitisë dhe mërgatë e çmuar
• I nderuari Kryesues i kësaj mbledhje konstituive të Kuvendit
• Të nderuar këshilltar të Kuvendit Komunal
• Të nderuar përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, OSBE-së, KFOR-it dhe organizatave tjera që veprojnë në komunën tonë dhe ju qytetarë të tjerë prezent.

Kam kënaqësinë që sot të jem këtu para jush, ndonëse është moment i krenarisë, por njëkohësisht edhe i përgjegjësisë. Sot, në këtë ditë kur po marrim barrën e përgjegjësisë dhe detyrave të reja që na presin përgjatë 4 vitet e ardhshme, shpreh konsideratën më të lartë për të gjithë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Shpreh mirënjohje për kontributin e presidentit historik Ibrahim Rugova dhe për sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Gjithashtu, respekt dhe falënderim për ata që kontribuan në forma të ndryshme në sendërtimin e shtetit tonë, që me punë e përkushtim kanë mbështet proceset e ndryshme nëpër të cilat kemi kaluar.

Një falënderim i veçantë shkon për ish-kryetarët dhe ish-këshilltarët komunal të komunës së Vitisë, për punën dhe angazhimin e tyre. Parim i qeverisjes sonë te deritanishme ka qenë dhe mbetet qeverisja me qytetarët, dhe për qytetarët. E në saje të këtij parimi, kemi pasur një qeverisje demokratike, transparente dhe llogaridhënëse, gjë që është vlerësuar nga mekanizmat e ndryshëm monitorues ndërkombëtar dhe vendor. Andaj, ndjejë obligim moral e institucional, që të falënderoj gjithë këta mekanizma që kanë kontribuar në forma të ndryshme, që të kemi një qeverisje të mirë e stabile gjatë katër viteve që i kaluam.

Të nderuar këshilltarë të Kuvendit Komunal Ne sot po marrim përgjegjësitë nga besimi që na e kanë dhënë qytetarët e komunës së Vitisë, andaj jemi të vetëdijshëm për punën që na pret. Në angazhimet e mia si kryetar i komunës së Vitisë, do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe traditën e mirë të qytetarisë. Gjithmonë do të nisem nga oferta ime për dialog politik, ndërpartiak, për komunikim me shoqërinë civile, me media, biznesin dhe iniciativat e lira. Si kryetar i komunës, do të ruajë, kultivojë dhe përfaqësojë unitetin e qytetarëve të komunës së Vitisë. Me përgjegjësi të plotë mund të them se parimet mbi të cilat kamë udhëhequr dhe do të udhëheqë komunën do të jenë zbatimi i pa negociueshëm dhe i përpiktë i ligjit, qeverisja, transparenca dhe llogaridhënia ndaj qytetarëve, përfshirja e qytetarëve dhe grupeve të interesit në vendim-marrje, shpenzimi racional dhe efikas i buxhetit komunal, administratë e përgjegjshme, rritje e nivelit të bashkëpunimit me organizatat e te rinjve, grupet e grave, personave me nevoja te veçanta etj. Zotohem se do të ofroj shërbime me cilësore publike, te rris kualitetin e arsimimit, te ofroj shërbime me te mira mjekësore, te ndikoj ne rritjen e mirëqenies se përgjithshme te qytetareve tone përmes investimeve direkte ne bujqësi dhe përmes krijimit te një ambienti me te mire për zhvillim ekonomik, te krijoj një ambient me te pastër për jetesë përmes mirëmbajtjes dhe rritjes se hapësirave te gjelbërta ne gjithë territorin e komunës. Gjithashtu vëmendje e veçantë do ti kushtohet sektorit të bujqësisë, atij të kulturës, artit, sportit dhe studentëve. Një bashkëpunim më të ngushtë dhe partneritet me donatorët dhe organizatat e huaja me qëllim të absorbimit të projekteve dhe investimeve në komunë, bashkëpunim më të ngushtë me qeverinë qendrore, agjencionet dhe mekanizmat tjerë të nivelit qendror.

Të nderuar të pranishëm

Ashtu sikur qytetarët e komunës së Vitisë kishin besimin që të jem në krye të këtij mandati, po ashtu unë kam besim që komuna jonë do të vazhdoj me qeverisje të mirë. Do të jem faktor unifikues politik dhe qytetar, përfaqësues i të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie, feje, race dhe gjinie. Do ta mirëpres gjithmonë debatin. Jo vetëm pozita, por edhe opozita do të gjejë tek unë një derë të hapur. Ne i përkasim partive të ndryshme, por këtu përfaqësojmë interesat e qytetarëve të komunës së Vitisë. Prandaj, krejt në fund, shfrytëzoj rastin që të ju uroj punë të mbarë në detyrat tuaja që ua besuan qytetarët, ndërsa si kryetar komune, i’u ofrojë bashkëpunim shumë të sinqertë dhe progresiv që ka qëllim mirëqenien qytetare në përgjithësi. Zoti bekoftë qytetarët e komunës së Vitisë dhe miqtë e saj...

/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...