Bujqve vitias iu shpërnda mekanizëm bujqësor

VitiPostuar: 14:37 / 11.09.2018

Komuna e Vitisë dhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg, në vazhdën e aktiviteteve në kuadër të projektit “Zhvillimi i Komuniteteve”, i cili po implementohet në Sadovinë të Jerlive dhe Gërmovë, kanë bërë sot shpërndarjen e mekanizimit bujqësor.

Po ashtu gjatë ditës u bënë edhe pajisjet për një biznes vitias në fushën e shëndetësisë, aktivitet ky që i përket projektit për “përkrahje të bizneseve”.

Në këtë aktivitet , përveç përfaqësuesve të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, ishte i pranishëm edhe Veton Ademi, drejtor i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural njëherit koordinator i Komunës së Vitisë me Fondacionin Kosovë-Luksemburg. /InfoKomuna/

 
GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.