Demos-i dhe Vitia përurojnë disa projekte të përbashkëta

VitiPostuar: 10:39 / 07.09.2017

Komuna e Vitisë dhe projekti DEMOS- Helvetas Swiss Intercooperation kanë përuruar sot ndërtimin e trotuareve, hapësirave të gjelbra dhe ndriçimin publik në Viti.

Ky projekt është realizuar me bashkëparticipim të Komunës me këtë projekt.

Kurse në përurimin e punimeve të pranishëm ishin kryetari i Komunës, Sokol Haliti, dhe Norbert Piljs, udhëheqës i projektit DEMOS-Helvetas Sëiss Intercooperation. Pas përurimit të punimeve ata bashkërisht kanë vizituar për së afërmi projektet e realizuara brenda qytetit të Vitisë.