DShPE intervenon pas rrëshqitjeve të dheut në Viti

VitiPostuar: 11:05 / 17.04.2018

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Vitisë, gjatë fundjavës së shkuar ka intervenuar në fshatrat Binqë, Kabash e Ballancë pasi që në këto lokalitete ka pasur rrëshqitje të dheut.

Kjo u bë me dije sot nga zyrtarët komunalë të kësaj drejtorie. Kurse këto punë janë mbikëqyrur edhe nga Nexhmedin Jakupi, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike e Emergjencë në Viti. /InfoKomuna/