Dy fshatra të Vitisë, përfituese të projektit zhvillimor të komunitetit

VitiPostuar: 11:35 / 19.07.2017

Është nënshkruar kontrata midis Fondacionit Kosovë-Luksemburg dhe Komunës së Vitisë me të cilën i hapët rrugë realizimit të një projekti për zhvillimin e komuniteteve. Fshatrat përfituese janë Gërmova dhe Sadovina e Jerlive

Gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate midis kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Fisnik Beqiri nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg është bërë me dije se nismat që vijnë nga komunitetet e këtyre dy lokaliteteve do të përkrahen përmes participimit të komunës dhe fondacionit, por kanë shtuar se ato fillimisht duhet të marrin miratimet nga ta.

Ky projekt, sipas Beqirit, do të zgjasë deri në fund të vitit 2019 dhe ndër të tjera, do të këtë edhe trajnime, asistencë teknike për të gjithë ata që do përfitojnë në projekte konkrete.