Fabrika "Vitex" nga Vitia nis eksportin e parë të prodhimeve "Made in Kosova"

VitiPostuar: 15:53 / 09.10.2017

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fabrikën për përpunimin e tekstilit “Vitex” në Viti.

Me këtë rast ai së bashku me pronarë të kësaj kompanie, kanë nisur për eksport produktet e para me mbishkrimin “Made in Kosova” cilat janë prodhuar nga kjo fabrikë në territorin e komunës së Vitisë.

Përndryshe ishin vetë pronarë të kësaj kompanie gjermane, ata të cilët muaj më parë theksuan se hapja e saj në këtë komunë është bërë fal përkushtimit të madh të cilën e ka treguar kryetari Haliti.

Përndryshe kjo fabrikë pritet që për një periudhë të shkurt të hap edhe shumë vende të tjera të punës brenda kësaj komune. /InfoKomuna/