Fshati Stubëll e Vitisë bëhet me rrjet të ujësjellësit

VitiPostuar: 09:33 / 18.09.2017

Në fshatin Stubëll të Eperme të Vitisë, po vazhdojnë punimet në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit.

Projekti i sigurimit të ujit të pijëshëm për këtë lokalitet është në fazën e pestë dhe mundësohet fal SDS-së Zvicerane si dhe implementohet nga CDI-ja, transmeton InfoKomuna.

I pari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar Stubëllën për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në këtë projekt shumë të rëndësishëm.

Ai aty është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët u treguan falëndërues për projektin në fjalë. /InfoKomuna/