Fshatrat Buzovik dhe Shushtë të Vitisë bëhen me Këshilla të ri

VitiPostuar: 10:59 / 25.02.2019

Të premten në fshatrat Buzovik dhe Shushtë të Vitië janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.

Në fshatin Buzovik kryetar i këshillit të fshatit është rizgjedhur Memetali Shefkiu dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 47 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Shushtë, ku morën pjesë 25 pjesëmarrës me të drejtë vote.

Kryetar i këshillit të fshatit Shushtë u zgjodh, Hamit Zeneli ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Kabash. /InfoKomuna/