Grupi i Grave të Vitisë diskuton për planin e punës - 2018

VitiPostuar: 09:19 / 15.05.2018

Grupi i Grave të Vitisë ka mbajtur dje mbledhjen e dytë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje e cila u udhëhoq nga Kryetarja e këtij grupi, Valbona Haziri u bisedua me theks të veçantë mbi Planin e Punës së Grupit të Grave për vitin 2018, konkretisht edhe mbi aktivitetet që parashihen të zhvillohen.

Anëtarët e këtij grupi u morën vesh që ato të jenë pjesë e aktiviteteve të cilat organizohen me këtë plan.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë këtij takimi është biseduar edhe për temat e ndryshme. /InfoKomuna/