Haliti dhe drejtori rajonal i policisë kufitare flasin për parandalimin e kontrabandës

VitiPostuar: 11:58 / 21.02.2018

Në kuadër të bashkëpunimit mes Institucioneve komunale dhe mekanizmave të sigurisë, sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Nebih Aliun, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë kufitare për rajonin e Lindjes.

Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve, si dhe parandalimin e veprimtarive kundër ligjore, siç është kontrabandimi i mallrave etj. /InfoKomuna/