Haliti e Lekaj diskutojnë për kyçjen në autostradën Prishtinë - Shkup

VitiPostuar: 15:07 / 13.12.2017

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ka biseduar me ministrin Lekaj për projektet e përbashkëta infrastrukturore të komunës së Vitisë, në veçanti rreth kyçjes së qytetarëve vitias në autostradën Prishtinë-Shkup “Arben Xhaferi”, njofton InfoKomuna .

Gjithashtu kryetari Haliti bëri me dije se ata kanë biseduar edhe për projektet e tjera infrastrukturore që lidhë Vitinë me komunat e tjera ndër to edhe për rrugën e Kërpliqit.

“Sot jam takuar me Ministrin Lekaj dhe gjatë këtij takimi kemi bashkëbiseduar për projektet infrastrukturore që janë në interes të veçantë për qytetarët vitias, veçanërisht për kyçjen në autostradën Prishtinë-Shkup. Gjithashtu kemi biseduar edhe për shumë projekte të tjera të cilat do të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ai shtoj se kjo komunë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e përbashkëta me këtë ministri. /InfoKomuna/