Haliti inspektoi punimet në infrastrukturë ti disa fshatrave në Viti

VitiPostuar: 14:00 / 15.05.2018

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatrat Gërmovë, Sllatinë të Poshtme dhe Sadovinë të Çerkezëve, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës rrugore.

Konkretisht ai ka inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit që do të lidhë mes veti fshatrat Gërmovë dhe Sadovinë e Jerlive.

Kryetari Haliti ka inspektuar gjithashtu edhe punimet parapërgatitore që po bëhen për asfaltimin e rrugës “Mehmet Demelezi” në Sllatinë të Poshtme dhe të një rruge në fshatin Sadovinë të Çerkezëve.

Përndryshe qytetarët e këtyre lokaliteteve u shprehën të kënaqur me punimet që po zhvillohen, duke falënderuar për këtë kryetarin Haliti , i cili sipas tyre po interesohet në rregullimin e infrastrukturën rrugore. /InfoKomuna/

GjilanKomente: 0 Fillon projekti madhor 2.4 milionë euro në Gjilan 10:59 / 28.03.2024 Gjatë ditës së djeshme, kanë filluar punimet e njërit ndër projektet më të mëdha në Gjilan. Është fjala për zgjerimin e rrugës “Hamdi Kurteshi” në vlerë prej 2.4 milionë euro.