KFOR-i vazhdon të mbajë kontaktet me vitiasit në kohë pandemie përmes komunikimit virtual

VitiPostuar: 15:16 / 29.04.2020

Disa nxënës vitias përmes komunikimit virtual kanë bashkëbiseduar me pjesëtarë të Ekipit të Monitorimit të Komandës Rajonale të Forcës së Kosovës dhe Ekipin Monitorues të Komandës Ndërlidhëse Lindore nga kampi ushtarak “ Bondsteel”.

Sipas publikimit të bërë nga vetë ushtarët e KFOR-it gjatë këtij komunikimi virtual është diskutuar për shpërthimin global të virusit COVID-19.

Ata kanë theksuar se personeli i LMT-së përmes kësaj forme të komunikimit, po mbanë marrëdhëniet e tyre me komunitetin lokal por tani duke zëvendësuar takimet e tyre ballë për ballë me ndërveprime telefonike dhe virtuale për të siguruar mbrojtjen e shëndetit dhe mbarëvajtjen e sigurisë së njerëzve në Kosovë. /InfoKomuna/