Komuna e Vitisë dhe DEMOS-i investojnë 142 mijë euro në infrastrukturë

VitiPostuar: 14:33 / 06.09.2017

Komuna e Vitisë të mërkurën ka inauguruar trotuaret e reja, hapësirat publike të gjelbëruara dhe ndriçimin publik në Viti.

Ky projekt në të mirë të qytetarëve vitias është bërë në bashkëpunim me organizatën zvicerane DEMOS, transmeton InfoKomuna.

Vlera e përgjithshme e këtij projekti është 142,054.45 euro, prej të cilave Komuna e Vitisë ka kontribuar me 92,554.45 euro, ndërsa projekti DEMOS me 49,500.00 euro. /InfoKomuna/