Komuna e Vitisë dhe "Helvetas" rishikojnë projektin "Aftësim për punësim rural"

VitiPostuar: 10:15 / 04.10.2017

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e “Helvetas”, Barbara Vogt dhe Sokol Havxhiun, me të cilët ka biseduar rreth rishikimit të projektit “Aftësim për punësim rural”.

Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar përfaqësuesit e Helvetas për gjithë angazhimin e deritanishëm që ata po japin në realizim të projekteve në komunën e Vitisë dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm edhe në të ardhmen. /InfoKomuna/