Komuna e Vitisë pastron dhe klorifikon hapësirat publike

VitiPostuar: 14:34 / 22.04.2020

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit pandemik COVID-19, Komuna e Vitisë, konkretisht , konkretisht Njësia e Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit ka vazhduar sot me klorifikimin e hapësirave të ndryshme.

Me këtë rast sot është bërë pastrimi dhe klorifikimi i hapësirave tek shkollat e mesme në Viti, në hapësirën pranë objektit të ri të administratës komunale por edhe pjesa prej kishës katolike e deri në dalje të parkut ku gjendet obelisku i gazetarit “Kerem Lawton” në Viti.

Përndryshe kjo komunë vazhdimisht po bënë pastrime, klorifikime dhe dezinfektime të tilla dhe atë lokalitetet e ndryshme me qëllim të parandalimit të përhapjes së këtij virusi. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...