Komuna e Vitisë, për tre muaj shpenzoi mbi 2 milionë euro

VitiPostuar: 13:43 / 20.04.2018

Është mbajtur sot mbledhja tretë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa të komunës së Vitisë, ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës, mes tyre është diskutuar për Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-mars 2018.

Drejtori për Financa, Ekonomi dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, duke raportuar rreth kësaj pike, ka bërë të ditur se për periudhën janar-mars 2018, mjete të zotuara kanë qenë 2 milionë e 584 mijë euro, ndërkaq janë shpenzuar 2 milionë e 186 mijë euro, që shprehur në përqindje, buxheti komunal është shpenzuar për 84.99 %.

Duke folur për të hyrat vetanake për këtë tre mujor janë 161.716 euro dhe shkalla e inkasimit të kësaj periudhe me atë të vitit të kaluar është më e ulët për 9.504.72 euro.

Gjithashtu, në këtë mbledhje është shqyrtuar Propozim Rregullorja për kompetencat, përgjegjësit dhe punën e komiteteve të Kuvendit të Komunës së Vitisë, Propozim vendimi për ndryshim plotësim të vendimit Nr.01-410/03-71, të datës 08.02.2018, të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, në këtë mbledhje kanë shqyrtuar edhe Propozim vendim për shqyrtimin dhe miratim të Planit të Punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2018, propozim vendim për shqyrtimin dhe miratimin e Planit të Punës të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2018, si dhe propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ambulancën shëndetësore në fshatin Remnik dhe fshatin Sllatinë e Epërme.

Nga Drejtoria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, u dha një informatë rreth mbarëvajtjes së Manifestimit “Flakadani i Karadakut” edicioni XVII 21-26 Mars 2018, ndërkohë që u raportua nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit mbi vlerësimin e kushteve për dhënien e pëlqimit për leje ndërtimi. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Nis faza e dytë e punimeve në Unazën Qendrore 13:33 / 15.04.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se ka filluar faza e dytë e punimeve në projektin madhor të Unazës Qendrore. Ky projekt vital lidh lagjen "Arbëria" me rrethin e Lakrishtës.