Kryetari Haliti priti në takim komandantin e KFOR-it kolonel, Nicola Perrone

VitiPostuar: 14:27 / 19.06.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në zyrën e tij komandantin e KFOR-it, kolonel Nicola Perrone.

Kryetari Haliti ka falënderuar kolonelin Perrone për bashkëpunimin e ndërsjellët që ka KFOR-i dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e komunës së Vitisë.

Haliti e ka njoftuar mysafirin për projektet e komunës të cilat ka planifikuar për t’i realizuar gjatë këtij viti, e që janë në interes të përgjithshëm për qytetarët e komunës së Vitisë.

Nga ana tjetër, komandanti i ri i KFOR-it, kolonel Nicola Perrone, ka falënderuar kryetarin Haliti për takimin dhe ka potencuar se misioni i KFOR-it në Kosovë është për ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, njëkohësisht një bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, duke përfshirë komunat, organet e sigurisë, Policinë e Kosovës, FSK-në dhe gjitha institucionet tjera në vend.

Në fund, kryetari Sokol Haliti, ka nderuar kolonelin me një paketë në shenjë mirënjohje për gjithë bashkëpunimin me komunën e Vitisë. /InfoKomuna/

Komente: 0 Planifikimi i duhur i buxheteve komunale, parakusht për zhvillim ekonomik lokal 14:34 / 15.11.2019 Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) mbajti sesionin trajnues me temën “Korniza e Financave Lokale dhe Planifikimin Financiar”, e cila kishte për qëllim analizën e situatës aktuale të kornizës së financave lokale, e po ashtu planifikimin, menaxhimin dhe kontrollin financiar.
VitiKomente: 0 Vitia shënon Ditën Botërore të Diabetit 14:40 / 14.11.2019 Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore e Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje...