Kryetari Haliti zotohet për zbatimin e planit komunal të veprimit për efiçiencë

VitiPostuar: 09:24 / 22.05.2019

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, të martën ka marrë pjesë në një takim ku u bë prezantimi publik i planit komunal të veprimit për efiçiencë të energjisë me komunat e Rajonit Zhvillimor të Lindjes.

Kryetari Haliti në emër të kryetarëve të Komunave ka mbajtur një fjalë rasti ku ndër tjera falënderoi të gjithë ata që kanë marrë iniciativën për hartimin e këtyre planeve të rëndësishme dhe u shpreh se Komuna të cilën ai e drejton do të jetë bashkëpunues dhe do të zbatojë të gjitha obligimet që do të dalin me këtë plan.

Kryetarët pjesëmarrës në këtë takim kanë pranuar edhe Kartën e Energjisë së Komunave me të cilën ndër tjerash tregojnë përqendrimin dhe përpjekjet e tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme energjetike në qytetet të cilët ata i qeverisin dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe Zyrtaret komunal për Efiçiencë të Energjisë.

Përndryshe kjo ngjarje është mbështetur nga Projekti i BE-së 2 "Mbështetje për Zbatimin e pakos së 3-të të Energjisë me fokus në Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtëritshme” si dhe me bashkëpunim e Programit për Efiçiencë të Energjisë të Kosovës-GIZ. /InfoKomuna/