LDK-ja synon ta qeverisë e vetme Komunën e Vitisë

VitiPostuar: 14:34 / 13.12.2017

LDK-ja e Vitisë nuk e dëshiron ndarjen e hisesë së pushtetit komunal me me asnjë nga subjektet politike në këtë komunë, siç janë AAK-në, PDK-në Lëvizjen Vetëvendosje Nismën dhe AKR-në.

Kështu LDK-ja duke mos bërë koalicion me asnjërën nga këto parti politike është duke i rezervuar vetes të drejtën që ta qeverisë e vetme Komunën e Vitisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo LDK-ja në KK përfaqësohet me vetëm 10 këshilltarë komunalë dhe mund të hasë në probleme nëse këto 5 subjekte politike, të cilat përfaqësohen me 17 këshilltarë, vendosin që të votojnë kundër pikave të cilat munden të propozohen nga LDK-ja gjatë seancave të ardhshme, ku edhe kërkohet miratimi i tyre me shumicë votash.

Vjollca Kadolli-Halili, këshilltare komunale nga radhët e LDK-së deklaron se do të qeverisin, duke mos bërë koalicione me partitë e tjera, siç kishte ndodhur mandatin e kaluar.