Mësimdhënësit vitias certifikohen në fushën e matematikës dhe të vlerësimit sumativ

VitiPostuar: 15:56 / 08.05.2019

Në Komunën e Vitisë sot është bërë ndarja e certifikatave për mësimdhënësit të cilët kanë ndjekur trajnimet në fushën e matematikës për klasat e para deri të pesta si dhe në fushën e vlerësimit sumativ.

Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre certifikatave të pranishëm ishin Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini. Të dytë i kanë përgëzuar mësimdhënësit për përfundimin me sukses të këtyre trajnimeve.

Përndryshe këto trajnime janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me GIZ-in Gjerman, Departamentit të Zhvillimi në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës si dhe të KCIC (Qendrës Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar). /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Vazhdon furnizimi me ngrohje nga Termokos 11:36 / 15.04.2024 NP “Termokos” SH.A. njofton gjithë konsumatorët, se ndonëse sot ka qenë afati i zakonshëm ligjor për përfundimin e sezonit ngrohës 2023/2024, pas paralajmërimeve dhe konsultimeve me Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës për rënie të temperaturave ditëve...