Në Viti shënohet rënie e numrit të aksidenteve në komunikacion

VitiPostuar: 14:35 / 14.05.2019

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Vitisë në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal dhe Stacionin Policor në Viti, kanë mbajtur sot një tryezë me temën “Siguria në Komunikacion”.

Gjatë këtij takimi u prezantuan edhe disa statistika të krahasuara me vitin paraprak, kryesisht që kanë të bëjnë me numrin e aksidenteve në këtë komunë.

Hekrem Haliti, Shef i Operativës në Stacionin Policor në Viti, ka thënë se aksidentet në komunën e Vitisë, janë në rënie duke potencuar se në rënie të numrit të aksidenteve kanë ndikuar: prania e Policisë në teren, fushata vetëdijesuese, shqiptimi i gjobave kundërvajtësve dhe masa të tjera.

Ndërsa në këtë takim u bë me dije se shkaqet që më së shumti ndikojnë deri të aksidentet janë: mungesa e përshtatjes së shpejtësisë në komunikacion nga ngasësit e veturave, mos respektimi i rregullave dhe shenjave në komunikacion, gjendja teknike e automjeteve, pakujdesia në udhëkryqe etj. /InfoKomuna/

Komente: 0 Pezullohen gjobat për vonesat në regjistrimin civil 15:09 / 26.05.2020 Asociacioni i Komunave të Kosovës bën të ditur se pas kërkesës që ka adresuar ditë më parë tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP) janë shtyrë dhe pezulluar afatet e procedurës administrative për regjistrimin/deklarimin e fakteve...