Nis implementimi i kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacakë

VitiPostuar: 14:08 / 14.05.2020

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Inspeksionit, Skender Ahmeti, kanë pritur sot në një takim një grup operatorësh ekonomikë, me të cilët kanë biseduar rreth implementimit të kontratës për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacakë.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) përmes projektit “Menaxhimi dhe kontrolli i qenve endacak”, të financuar nga Qeveria e Republikës se Kosovës është duke punuar me intensitet të shtuar në kapjen dhe trajtimin e qenve endacak.

Në bazë të statistikave të AUV-it , deri më tani janë trajtuar 5750 qenë në gjithë Kosovën dhe se puna është duke vazhduar në teren, ku në vazhdimësi po rritet i kafshëve të trajtuara.

Shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak, parashihen që në bazë të udhëzimit administrativ për kryerjen e shërbimeve veterinare të bëjnë kapjen e qenve endacak, trajtimin (kontrollim , ushqim, vaksinim, dehelmitizim, identifikim), kastrim/sterilizim, eutanazia për qentë e sëmurë dhe agresiv (kryerja e procesit të eutanazisë, transporti dhe groposja), hospitalizimi, si dhe lëshimi në vendin e kapjes.

Kontrata për shërbimet e menaxhimit dhe kontrollit të qenve endacak është një vjeçare. /InfoKomuna/