Nisin punimet në asfaltimin e 4 rrugëve në dy fshatra të Vitisë

VitiPostuar: 10:23 / 23.04.2018

Komuna e Vitisë ka nisur asfaltimin e katër rrugëve në dy fshatra – Shashare dhe Kabash, transmeton InfoKomuna.

Siç njoftojnë zyrtarët komunalë, në fshatin Shashare kanë filluar punimet parapërgatitore në asfaltimin e dy rrugëve.

Gjithashtu edhe në fshatin Kabash kanë filluar punimet në asfaltimin e dy rrugëve të këtij lokaliteti, konkretisht në asfaltimin e një pjese të mbetur të rrugës “Shaban Kabashi” dhe në asfaltimin e degëzimit të rrugës “Shaban Kabashi.

Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë, e ka vizituar këto fshatra për të parë nga afër punimet. Ai tha se Komuna e Vitisë do të vazhdojnë të investojnë në çdo cep të kësaj komune. /InfoKomuna/