Nisin punimet për rivitalizimin e ndërtesës së komunës së Vitisë

VitiPostuar: 13:33 / 08.07.2019

Kanë filluar sot punimet në rivitalizimini i ndërtesës së komunës së Vitisë, respektivisht objektit të partive politike dhe zyrave të tatimit në pronë.

Njëkohësisht, do të punohet edhe në renovimin e sallës së Kuvendit komunal. Kryetari i komunës Sokol Haliti është shprehur se me këtë projekt synohet që të ofrohen kushte sa më të mira për zyrtarët komunal, e posaçërisht që do të shërbej për ofrim më të mirë për qytetarët.

“Objektet në fjalë, kaherë kanë pasur nevojë për një rivitalizim, andaj e kemi future në agjendë të investimeve që këto objekte, si ndërtesa e komunës, po ashtu edhe e Kuvendit komunal në Shtëpinë e Kulturës, të shndërrohen në objekte me standarde që kërkohen”, ka thënë kryetari Haliti, duke përmendur se për shkak të disa procedurave është vonuar edhe vendosja e stafit komunal në ndërtesën e re, por që kjo do të ndodh shumë shpejt.

Projekti i Rivitalizimit të ndërtesës së komunës, financohet nga buxheti komunal, kurse punë kryes do të jetë NPT “Euro Commerce” & “PRO&Group”. /InfoKomuna/
 

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.