Qendra Rinore e Vitisë nënshkruan memorandum, punësohen disa të rinj

VitiPostuar: 09:56 / 24.09.2018

Drejtoresha e Qendrës Rinore të Vitisë, Donjetë Sadiku, ka nënshkruar të premten një memorandum për bashkëfinancim në kuadër të projektit "Zhvillimi dhe Fuqizimi i Qendrave Rinore në Kosovë" i cili financohet nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF) dhe zbatohet nga Organizata Rinore “AKTI” nga Fushë Kosova.

Me realizimin e këtij projekti pritet të punësohen 80 të rijnë të qyteteve të cilat janë pjesë të këtij projekti.

“Komuna e Vitisë në afat rekord ka realizuar planin e biznesit për një ndërmarrje Sociale në këtë komunë. Me këtë pritet të ē punësohen 7 të rijnë nga komuna jonë. Përndryshe jemi edhe ndër të parët që kemi nënshkruar Memorandumin për bashkëfinancim”, u shpreh drejtoresha Sadiku.

Ajo ndër tjerash shtoi se falë punës së palodhshme të Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në këtë komunë po hapën vende të reja të punës për të rinjtë vitias.

Ndërkaq në ceremoninë e nënshkrimit të këtij dokumenti kanë marrë pjesë edhe Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim nga Komuna e Vitisë si dhe Valdete Bilalli nga Qendra Rinore-Viti. /InfoKomuna/