Rrihet arsimtari në oborr të shkollës, pëson lëndime në kokë

VitiPostuar: 11:14 / 08.12.2017

Policia e Kosovës bën të ditur se dje në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori’’, në Vërban të Vitisë.

Dy të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore në kokë viktimës.

Viktima, ka pranuar tretman mjekësor në QMF, pastaj është dërguar në spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tjetër është në arrati.

Rasti është duke u hetuar.