Shkolla në Sllatinë të Poshtme bëhet me kënd të lojërave për fëmijë

VitiPostuar: 10:02 / 21.11.2018

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Nijazi Rexhepi” në Sllatinë të Poshtme të Vitisë është bërë me kënd të lojërave për fëmijë.

Përurimi i këtij projekti u bë dje nga Fatbardha Emini, Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drejtori i shkollës Asllan Fana, përfaqësues të Alternativës Rinore dhe Grupit Lokal të Veprimit (GLV) Vitia.

Përndryshe ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural me Alternativa Rinore – Viti ndërsa është implementuar nga GLV Vitia. /InfoKomuna/