Tri fshatra të Vitisë kundër memorandumit me "Godenin", dëmton pyjet

VitiPostuar: 11:48 / 02.10.2017

Banorët e fshatrave Stubëll e Epërme dhe Stubëll e Poshtme, kanë kundërshtuar kategorikisht një memorandum të Mirëkuptimi të nënshkruar mes Agjencisë së Pyjeve të Kosovës dhe Organizatës Joqeveritare “Godeni” për investime në pyjet e komunës së Vitisë.

Në bazë të këtij memorandumi, është e paraparë rregullimi i rrugëve pyjore, rregullimi i ujërave për pije për kafshët e egra, rregullimi i vendeve për ushqimin e kafshëve, rregullim të foleve të shpezëve, si dhe vendosja e kamerave për monitorimin e pyjeve, raporton InfoKomuna.

Banorët e këtyre dy fshatrave janë kundër këtyre punimeve të cilat po dëmtojnë pyjet nga OJQ “Godeni”, madje ata sot kanë shprehur shqetësimin edhe në një takim me kryetarin e komunës Sokol Halitin.

Kryetari Haliti tha se nuk ka qenë fare i njoftuar lidhur me këtë memorandum dhe se mbështet kërkesat e banorëve.

Sipas banorëve të këtyre fshatrave, OJQ “Godeni” është duke prerë me të madhe malin në kodrën e Stubllavaqës në Stubëll, sikundër edhe shumë pemë të qytetarëve të Stubllës, duke shkatërruar mjedisin-natyrën.

“Qytetarët e tri fshatrave Stubëll e Poshtme, Goden e Stubëll e Epërme, nuk janë pyetur e as konsultuar dhe nuk është mbajtur as një diskutim publik me banorët nga palët nënshkruese të Memorandumit në fjalë dhe si i tillë, ai kundërshtohet me të gjitha mjetet dhe rrugët e mundshme”, thuhet në ankesën e banorëve të këtyre lokaliteteve.

Ata kërkojnë urgjentisht ndërprerjen e punimeve nga OJQ “Godeni”, për çka edhe kanë nënshkruar një peticion me nënshkrimet e qindra banorëve./InfoKomuna/

ShtimeKomente: 0 Kuvendi i Komunës së Shtimes mban mbledhjen e radhës 17:04 / 28.03.2024 Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Shtimes, Adnan Ademi, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt të Kuvendit, ku në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu, si dhe drejtorë të drejtorive komunale.